Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kontrasti mes fushatës së Trump dhe Biden

Bota E enjte, 10 Shtator 2020 16:51
Kontrasti mes fushatës së Trump dhe Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa fushata presidenciale po hyn në dy muajt e fundit, si Presidenti Donald Trump ashtu edhe kandidati demokrat Joe Biden po zhvillojnë një seri ndalesash këtë javë në shtetet e konsideruara si përcaktuese. Por kandidatët kanë qasje shumë të ndryshme mbi mesazhet që u përcjellin mbështetësve të tyre.

Presidenti Donald Trump do të vizitojë pesë shtete fushëbeteje këtë javë, Floridën, Karolinën e Veriut, Miçiganin, Pensilvaninë dhe Nevadën. Ai ka rifilluar tubimet në natyrë para mijëra njerëzve, duke thënë se ato nuk janë ndryshe nga protestat e vazhdueshme të lëvizjes “Black Lives Matter” (Jetët e afro-amerikanëve kanë rëndësi).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Nëse jeni të gatshëm të zhvilloni trazira e t’i qëndroni mbi fytyrë njëri-tjetrit dhe të bëni çfarë dreqin të doni, lejohet ta bëni sepse konsideroheni protestues paqësor. Kështu që ne vendosëm t’i quajmë tubimet tona protesta paqësore”, tha Presidenti Donald Trump

Ndërkohë kandidati demokrat Joe Biden po i takon mbështetësit në grupe të vogla, duke ruajtur distancën fizike sikurse në Pensilvani më herët gjatë kësaj jave.

Fushata e zotit Biden mbështetet më shumë tek aktivitetet virtuale, ku kandidati demokrat portretizohet si një udhëheqës i ndjeshëm, i cili shmang vënien e njerëzve në rrezik.

“Ai po ndjek strategjinë që pjesëmarrësit të ndihen si në një bisedë më intime dhe të dëgjojnë atë që të tjerët kanë për të thënë. Këtu përfshihet aspekti i drejtësisë sociale, aspektin mjekësor dhe ekonomik të mesazhit të tij. Ndërsa Presidenti Trump dëshiron turmat e mëdha. Ai dëshiron të tregojë se gëzon mbështetje nga ajo që ai e quan shumica e heshtur e amerikanëve dhe se ai është në garë dhe se ka ende shumë ndjekës”, thotë Todd Belt i universiteti George Washington.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë një takimi elektoral të mërkurën në Miçigan, zoti Biden kritikoi zotin Trump rreth asaj që shkruhet në një libër që pritet të dalë që shpejti në treg, të gazetarit Bob Woodward. Gjatë një interviste me autorin përmes telefonit në muajin shkurt, presidenti kishte pranuar se e kishte minimizuar rrezikun që paraqiste koronavirusi për të shmangur panikun.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

“Ai e kishte informacionin. Ai e dinte se sa i rrezikshëm ishte. Dhe ndërsa sëmundja vdekjeprurëse shpërtheu në vendin tonë, ai me qëllim dështoi të bënte detyrën e tij. Ishte një tradhti ndaj popullit amerikan”, tha Joe Biden, kandidati demokrat për president.

“Ne nuk duam të përhapim panik dhe kjo është pikërisht ajo që bëra. Dhe unë isha shumë i hapur, qoftë me Woodward-in apo dikë tjetër”, tha Presidenti Donald Trump.

Sondazhet tregojnë se qëndrimet e votuesve motivohen nga pandemia dhe se shumica e amerikanëve nuk janë të kënaqur me trajtimin që presidenti Trump i bëri situatës së krijuar nga koronavirusit, diçka që fushata e kandidatit Biden është e etur ta theksojë.

Por ndërsa zoti Trump renditet pas zotit Biden në sondazhet në shkallë kombëtare, diferenca është shumë e ngushtë, veçanërisht në disa shtete kyçe që pritet të jenë përcaktuese.

Fushata e zotit Trump ka rifilluar aktivitetet tradicionale, përfshirë ngritjen e zyrave lokale në të gjithë vendin dhe takimet derë më derë për të kërkuar mbështetje. Këshilltarët e zotit Biden këmbëngulin se strategjia e tyre e përqendrimit tek pandemia dhe ekonomia, duke synuar koalicione të ndryshme dhe grupe me interesa të përbashkët, po funksionon. Por disa demokratë janë ende të shqetësuar.

“Ata po nxisin disi entuziazëm me aktivitetet e tyre dhe po trokasin në dyer. Ne po e marrim pandeminë shumë seriozisht. Jam e shqetësuar që kjo do të na vendosë në disavantazh”, thotë Christina Proctor,aktiviste demokrate.

Të premten si Presidenti Trump ashtu edhe kandidati demokrat Biden pritet të vizitojnë Shanksvillin e shtetit të Pensilvanisë për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve terroriste në shtator të vitit 2001. Në këtë qytezë u rrëzua një prej avionëve të rrëmbyer nga terroristët, United Flight 93./VOA

Etiketat e lidhura

BidenTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 3 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.