FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Korea e Veriut kritikon Trumpin duke e cilësuar si “luftënxitës”

Korea Veriore sot e ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, për turneun e tij “luftënxitës” në Azi, duke thënë se kjo vetëm do ta përshpejtojë përpjekjen e Phenianit për mbrojtje të plotë atomike.

Gjatë turneut të tij nëpër Azi, Trump është përpjekur për të fituar mbështetje për kufizimin e ambicieve atomike të Phenianit, ku ka kërkuar nga fuqitë rajonale të qëndrojnë së bashku kundër qeverisë së Koresë Veriore.

Në komentet e para për vizitën e Trumpit nga zyrtarët koreano-verior, një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Koresë Veriore, nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, është cituar se ka thënë që “kjo ishte vizitë luftënxitëse për konfrontim, për ta pastruar Korenë Veriore nga vetëmbrojtja atomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Koresë Jugore, më 8 nëntor, Trump i ka tërhequr vërejtjen Phenianit që të mos i nënçmojë Shtetet e Bashkuara dhe i ka ofruar liderit koreano-verior, Kim Jong-Un, të ardhme më të mirë nëse tërhiqet nga ambiciet bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme e Koresë Veriore, tha se këto vërejtje të Trumpit “kurrë nuk mund të na frikësojnë ose të na ndalin në avancimin tonë”, por edhe më tepër “nga shtyjnë që t’i përshejtojmë përpjekjet për arritjen e çështjes madhore të kompletimit të forcës atomike shtetërore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?