Korea e Veriut ”lufton” koronavirusin me Photoshop

Ekspertët perëndimorë raporuan sot se lufta e Koresë së Veriut ndaj koronavirusit vrasës ka nisur të bëhet me anë të fotove të montuara të propagandës, duke i vendosur maska imazheve të preferuara publicistike të regjimit. Të paktën kështu mendon eksperti britanik Stuart Gibson, i cili thotë se shumë nga imazhet me të cilat Peniani po propagandon luftën kunër sëmundjes COVID-19 janë imazhe të vjetra me maska të shtuara në fytyrë.

Korea e Veriut po bën gjithçka për të tergur se nuk mungesa pajisjesh mjekësore për krizën, ndërsa në imazhet e liderit, Kim Jong Un nuk shfaqet asnjëherë me maskë, për të terguar se nuk e trembasnjë sëmundje. Dr Gibson, i cili ka 24 vjet eksperiencë në përpunimin e imazheve thotë sekakrijuar një program për zbulimin e fotove të rreme, siç janë të dy grave koreane në fabrikë, ku maskat u janë mbivendosur fytyrës.

”Vërej se qartësia e maskës në fytyrën e tyre është shumë më e ulët se pjesa tjetër e imazhit kështu që besoj se janë kopjuar e më ngjitur në të. Nëse shikoni zonjën djathtas, imazhi i maskës së fytyrës është shumë më i dobët. Ata duket se janë përpjekur ta përshtasin duke e zbutur por ende mund të shihet diferenca. Gjithashtu në të njëjtën foto shihet që figura në sfond nuk ka këmbë. Në një tjetër foto shihet një gruamepërparëse të bardhë që punon në makineri. Këtu kemi problemin se fytyra është tre-dimensionale deh maska është e mbështjellë rreth saj, por nuk e ndjek si duhet formën e fytyrës. Në shumë nga këto imazhe nuk ka asnjë burim drite që e bën të vështirë të përcaktosh se përse ndriçimi është i gabuar. Por medja i zbulon mirë gjërat e gabuara. Ky imazh është mesiguri fals, pasi drita në fytyrë nuk i përshtatet ndriçimit në pjesën tjetër të imazhit”.

SHKARKO APP