Koreja e Veriut kryen “test të ri kritik”

Koreja e Veriut njoftoi të ketë kryer një test të ri në Fushën për Lançimin e Satelitëve Sohae.

Akademia e Shkencave të Mbrojtjes e Koresë së Veriut bëri të ditur se bëhet fjalë për një “test të ri kritik” në Fushën e Lançimit të Satelitëve Sohae në lindje të vendit, pa dhënë detaje të mëtejshme për testin, raportoi agjencia zyrtare verikoreane e lajmeve KCNA.

“Rezultatet pozitive të regjistruara në teste do të përdoren për të forcuar parandalimin e besueshëm strategjik të Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, thuhet në deklaratën e akademisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar, Koreja e Veriut nga vendi i njëjtë testoi motor raketor me rreze të gjatë veprimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Testet ndodhin në kohën kur Pheniani ka rritur presionin ndaj Washingtonit për rifillimin e negociatave për çarmatimin bërthamor me SHBA-në.

Lideri verikorean Kim Jong-un i ka dhënë afat qeverisë amerikane deri në fund të vitit për të paraqitur propozime konkrete për rifillimin e bisedimeve, përkundruazi, Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do t’i vazhdojë testimet bërthamore dhe ato të raketave ndërkontinentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?