FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koreja e Veriut ngre avionët, SHBA nis aeroplanmbajtësen bërthamore

Koreja e Veriut ka lëvizur avionët e saj luftarakë pranë brigjeve për të interceptuar bombarduesit amerikanë. Kjo lëvizje vjen pasi vendi komunist deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump u ka shpallur luftë.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut deklaroi dje se vendi i tij mund të qëllojë mbi avionët amerikanë. SHBA reagoi duke thënë se është absurde që të deklarosh se SHBA të ka shpallur luftë. Megjithatë avionët bombardues fluturuan pranë vendit komunist.

Ndërkohë tabloidët raportojnë se SHBA do të dërgojë aeroplanmbajtësen USS Ronald Reagan pranë Koresë së Veriut. Anija bërthamore do të mbërritjë së bashku me grupin shoqërues- katër destrojerë dhe dy nëndetëse. Burimet thonë se SHBA mund të ndërmarrë hapin më të guximshëm ndaj Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?