Koronavirus: SHBA ndalon urgjent përdorimin e hidroksilklorinës

Përdorimi urgjent i ilaçit anti-malarie hidroksilklorina si një trajtim për koronavirusin është tërhequr nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA).

FDA tha që provat e reja klinike kanë zbulur se nuk ka më asnjë arsye të besohet se ilaçi anti-malarie hidroksilklorina lufton koronavirusin.

Presidenti Donald Trump për një kohë të gjatë ka promovuar me këmbëngulje përdorimin e hidroksilklorinës si një trajtim për Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mars, FDA urdhëroi përdorimin urgjent të drogës për disa raste të rënda. Por të hënën, agjensia tha se studimet klinike kishin sugjeruar që hidroksilkroina ishte joefektive në trajtimin e virusit vdekjeprurës dhe nuk arriti të parandalojë infeksionin tek të infektuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu përgjigjur vendimit të FDA-së, Z. Trump tha se ai më parë e kishte marrë ilaçin në mënyrë parandaluese pa efekte anësore.

“Unë e mora atë dhe u ndjeva mirë. Nuk mund të ankohem e mora dy javë dhe jam këtu, këtu jam”, u tha ai të hënën gazetarëve.

Trump u shpreh se shumë njerëz i kishin thënë se kishin shpëtuar prej këti ilaçi. Por studimi i botuar në “The Lancet” ka zbuluar se ky ilaç ka rritur problemet e zemrës në disa pacientë dhe ka patur efekte anesore.

Rezultatet bënë që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të ndalojë gjykimet për ilaç.

Sidoqoftë, “The Lancet” më pas tërhoqi studimin kur u zbulua se kishte mangësi serioze dhe OBSH ka rifilluar gjykimet e saj të reja për këtë ilaç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?