Koronavirusi futet edhe në parlamentin francez, dy deputetë të infektuar

Shkon në dy numri i anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në Francë që janë dërguar në spital pasi janë prekur nga koronavirusi. Asambleja Kombëtare nuk bën me dije emrat e dy deputetëve të infektuar, por mediat raportojnë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, i cili përfaqëson zonën më të prekur nga Covid-19 në Alsasë. Ai momentalisht ndodhet në spital të terapi intensive.

Ligjvënësi tjetër i prekur me virusin  vdekjeprurës është një grua. Gjithashtu Asambleja raporton se është infektuar dhe një punonjës i lokalit. Për shkak të situatës së krijuar seancat e Dhomës së Ulët nuk do të zhvillohen deri në 22 mars-lexohet në një deklaratë për shtyp të Asamblesë Kombëtare.

Numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 16, ndërsa të infektuarit janë më shumë se 949.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?