Koronavirusi, Gjermania nga e hëna mbyll kufijtë me tri shtete
Gjermania ka vendosur që të mbyllë kufijtë me tri shtete, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Nga dita e hënë, në orën 08:00 do të mbyllen kufijtë me Francën, Zvicrën dhe Austrinë.
Autoritetet njoftuan se do të garantohet qarkullimi i mallrave. Vendimi raportohet të jetë marrë në një video-konferencë mes Angela Merkel dhe guvernatorëve të Bavierës, Baden Wurttemberg-ut, Renania Palatinatos dhe Saarland-it. Do të ketë kontrolle dhe kthime pas.
Në Austri po ndiqet modeli i Italisë duke mbyllur dyqane, bare restorante dhe duke kufizuar qarkullimin e njerëzve. Parqet e lojërave dhe fushat sportive po ashtu do të mbyllen. Do të ndalohen fluturimet ajrore.
Ndërkohë edhe Franca është në karantinë, e njerëzit dalin vetëm në raste emergjencash.