Koronavirusi i merr jetën gazetarit të njohur italian
Arturo Diaconale ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare. Gazetari, i cili ishte zëdhënësi zyrtar për Lazion, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Romë.
Ai kishte kohë që po luftonte kundër një sëmundje të pashërueshme dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
“SS Lazio, Presidenti i saj, trajneri, lojtarët dhe i gjithë stafi shprehin ngushëllime të thella për vdekjen e zëdhënësit të klubit, Arturo Diaconale, dhe bashkohen me dhimbjen e familjes”, shkruhet në Twitter nga klubi Biancoceleste.
“Arturo Diaconale na la. Një gazetar i zoti dhe njëkohësisht një njeri i guximshëm. Ne bëmë shumë beteja së bashku në shkollën e Indro Montanelli. Unë nuk mund ta harroj angazhimin e tij edhe me Forza Italia. Pusho në paqe.!”, shkruan Antonio Tajani , nënkryetar i Forza Italia, në Twitter. “Mirupafshim për Arturo Diaconale, gazetar i mirë, Lazio i vërtetë, mik i dashur”, mesazhi i emocionuar i Clemente Mimun, drejtori i TG 5.