Koronavirusi-Itali, përkeqësohet numri i viktimave në radhët e mjekëve dhe infermierëve
Lista e mjekëve dhe infermierëve viktima të koronavirusit vazhdon të zgjatet teksa totali i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 71, tre më shumë se dje.
Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro tha sot se tashmë është e konfirmuar ngadalësimi i përhapjes së koronavirusit
Ngadalësimi i konfirmuar, por pa masa shumë më shumë viktima
Në konferencën e përditshme epidemiologjike për shtyp epidemiologjike, Brusaferro “Nuk ka asnjë zone në Itali që virusi nuk po qarkullon”, dhe se “në 19 zona qarkullimi është ende i lartë”. Ai theksoi rëndësinë e respektimit rizogor të masave të miratuara teksa shtoi se “pa këto masa numri I vdekjeve do ishte shumë më i madh”.
Në lidhje me të ashtuquajturën Faza 2, ai tha se kalimi në këtë fazë duhet të jetë gradual për të minimizuar rrezikun e pandemisë.