Koronavirusi “mbyll” kufirin midis Spanjës dhe Portugalisë
Kufijtë midis Spanjës dhe Portugalisë do të mbyllen deri në fund të së hënës, duke lënë vetëm nëntë vendkalime aktive për të lejuar kalimin e produkteve dhe punëtorëve që u kërkohet të kalojnë kufirin.
Njoftimin e dha Ministri i Punëve të Brendshme të Portugalisë, Eduardo Cabrita, sot në një konferencë për shtyp.
Sipas Cabrita, vendimi, i cili u mor së bashku nga autoritetet në Spanjë dhe Portugali, do të shohë koordinim të vazhdueshëm midis dy vendeve për të siguruar që fluksi i mallrave thelbësorë nuk do të ndikohet, shkruan CNN.
“Ekonomia duhet të vazhdojë, dhe kështu është thelbësore të garantohet transporti i ushqimit dhe produkteve thelbësore brenda BE”, tha Cabrita.
Ministri i Punëve të Brendshme të Portugalisë shtoi se zyrtarët gjithashtu do të zbatojnë kontrolle të reja në aeroporte, me kontrollet e temperaturave për të gjithë pasagjerët.
Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë pas Italisë me 297 viktima dhe 8,744 të infektuar.
Në Portugali janë regjistruar 331 të infektuar me Covid-19.