Koronavirusi me pasoja/Qëndrimi në shtëpi, rritet numri i divorceve

Kur bota pothuaje është e izoluar në shtëpi, rastet e divorceve në Kinë kanë pësuar një rritje të madhe kohët e fundit pasi “çiftet po qëndrojnë për shumë kohë në praninë e njëri-tjetrit në shtëpi”, si pasojë e vetëkarantinimit gjatë koronavirusit. Që nga 24 shkurti, janë 300 çiftet që kanë lënë takim për t’u divorcuar, tha Lu Shijun, shefe e gjendjes civile në Dazhou të Kinës, për mediat lokale. Sipas saj, një arsye e këtij numri kaq të lartë mund të jetë edhe fakti që partnerët kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi për shumë kohë. “Të rinjtë po kalojnë shumë kohë brenda. Debatet nxehen për gjëra të vogla dhe përfundon e gjitha në divorc”.

SHKARKO APP