Koronavirusi në Indi, shkopinj gome dhe shuplaka për shkelësit e izolimit
Koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën, ndërsa shumë shtete kanë marr masa për mbrojtur qyetarët.
Një nga këto shtete është dhe India, por ndryshe nga vendet e tjera, ky shtet ka zgjedhur të udhtroj dhunë ndaj personave të cilët nuk i respektojnë masat.
India të mërkurën njoftoi izolimin në shtëpi të qytetarëve për 21 ditë si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit.
Patrulla oficerësh të shpërndara nëpër vend bllokuan rrugët duke ndëshkuar çdo drejtues mjeti që qarkullonte pa motive mjekësore apo jetike.
Shuplakat dhe goditjet me shkopinj gome ishin disa nga dënimet që u detyruan të durojnë disa prej kalimtarëve të pabindur.
Për të tjerë qytetarë, ndëshkimi erdhi në formën e ushtrimeve fizike. Nga e mërkura, India është blinduar totalisht për tri javët e ardhshme, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te 1,3 miliardë banorët e vendit.
Deri më tani sëmundja ka infektuar rreth 700 veta dhe të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen. Izolimi i vendit ka provokuar radhë të gjata në ushqimore, ndërsa në kryeqytet qeveria ka nisur të shpërndajë ushqime falas për të varfrit dhe punëtorët e prekur nga kriza.
Izolimi i vendit vjen pas frikës se koronavirusi po nis të shpërndahet në kryeqytetin Delhi, në qendrën komerciale në Mumbai dhe në qytetet e mëdha.
Kushtet spitalore në Indi janë të dobëta, me vetëm 0.5 shtretër për 1 mijë banorë, krahasuar me 3 apo 4 të tilla në shtete si Italia dhe Kina.
Edhe pse bilanci i të prekurve nga pandemia është ende i ulët, vendi i dytë më i populluar i botës, sipas autoriteteve, rrezikon një shpërthim të rasteve nëse nuk merren masa të ashpra parandaluese.