Koronavirusi në Itali, 85 viktima dhe 518 raste të reja në 24 orë
Italia ka regjistruar sot një rritje të numrit të viktimave e të rasteve pozivie më kronavirus.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 viktima e 518 raste pozitive më shumë.
402 të infektuar më shumë janë verifikuar vetëm në rajonin e Lombardisë.
Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 33,774 e i të infektuarve më 234,531.
Persona aktualë pozitiv me Covid 19 në Itali janë 36,976.
Numri i personave të shëruar deri më sot është 163,781.
Në 24 orë janë regjistruar 1,886 persona të shëruar.
Në rajoni e Lombardisë janë verifikuar 21 viktima në 24 orët e fundit e numri i tyre ka arritur deri më sot më 16,222, ndërsa të infektuarit më 89,828.
Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv.
Numri i personave të shtruar është aktaulisht 5,301 e i atyre që po kurohen në repartet e terapisë intesive është 316.