Koronavirusi në Itali, më shumë dritë në kurbën e grafikut të Covid-19. Edhe në jug ngadalësohen numrat e infeksioneve

Në kurbën e grafikut të epidemisë në Itali duket se ka më shumë dritë se hije pasi edhe pse janë bërë më shumë teste ditë pas ditë, shtimi i të infektuarve me Covid-19 është më i ulët: vetëm 1 pozitiv për çdo 8.5 teste të kryera. Edhe numri i të shëruarve po rritet çdo ditë por ende ka shumë të vdekur (13.915) kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 115 242 kurse të shëruarit janë 18 278

Edhe në Lazio situata në thelb e qëndrueshme. Rritja e infeksioneve në Jug po vazhdon të ngadalësohet, me përjashtim të Campania.

Shumë e rëndësishmë është ulja e presionit në sallat e reanimacionit. Sipas autoriteteve, nga 27 marsi kanë qenë më pak pacientë që kanë patur nevojë për kujdesin intensiv dhe kryesore tani është ruajtja e masave të izolimit dhe zbatimi i tyre në mënyrë që ulja e shifrave të vazhdojë normalisht.

SHKARKO APP