Koronavirusi në Itali nuk mbërriti nga Gjermania por nga Wuhan

Një studim shkencor inernacional i Universitetit të Arizonës me pjesëmarrjen e ekspertëve nga 13 institute shkencore në SHBA, Kanada, Belgjike e Britani e Madhe, i publikuar në revistën “Science” ka analizuar shkaqet e rrugën e përhapjes së virusit Covid 19 në Europë e në SHBA.

Duke studiuar sekuencat e infektimit të virusit e duke realizuar modele matematike të veçorisë së tij, shkencarët amerikanë kanë mundur të ndërtojnë mënyrën se si Covid 19 u përhap në Europë e në SHBA.

Me programe specifike informatike është mundur të ndërtohet zhvillimi epidemologjik i virusit në Eruopë e në SHBA.

Në veçanti ky studim ka mundur të nxjerr konklzione për mënyrën se si koronavirusi ka mbërritur në Itali.

E në kundështim me të gjitha hamendësimet e sotme, sipas shkencarëve amerikanë përhapja e Covid 19 në Itali nuk ka ardhur nga menaxheri gjerman nga Bavaria, i cili deri më sot konsiderohet pacienti zero i identifikuar me koronavirus në Veri të Italisë.

Sipas ekspertëve përhapja e virusit ka ardhur në mënyrë të drejpërdrejtë nga Wuhan në Milano. Vatra gjermane e përhapjes së virusit ka ekzistuar, por ka qënë shumë më pak e fuqishme se sa mbërritja e tij në rrugë të drejtpërdrejtë nga Kina.

Analiza matematikore epidemologjike ka vërtetuar se në Itali ka nje prelevancë të fortë të origjinës kineze të virusit lidhur dhe me numrin e lartë të pasagjerëve që mbërinin në Milano nga fluturimet e drejtpërdrejta Wuhan – Milano.

Risi e këtij studimi është dhe identifikimi i përhapjes së virusit në SHBA.

Sipas analizës shkencore një qytetar kinez që më 15 janar ka mbërritur nga Wuhan në Seatle ka qënë pacienti i parë i infektuar me koronavirus në SHBA. Në gjuhë shkencore ky pacient është quajtur WAI. E shkencëtarët e kanë identifikuar si vatra e parë e infektimit Covid në SHBA.

Gjashtë javë më vonë në Washington u verifikuna rastet e para me koronavirus.

Drejtuesi shkencor i ekipit të ekspertëve është amerikani Michael Worobey.

SHKARKO APP