Koronavirusi, në Kinë bie numri i të prekurve

Vijon të ulet me ritme domethënëse numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë shënuar 406 raste me infeksion nga koronavirusi, krahasuar me 508 që ishte një ditë më parë. Në këtë mënyrë, numri total i rasteve me koronavirus në Kinë ka arritur në 78,064.

Gjithashtu, u bë me dije se numri i viktimave ka arritur në 2715, bilanc ky që u rrit me 52 të tjerë vetëm gjatë ditës së martë. Të gjitha rastet e vdekjes u shënuan në provincën Hubei, ajo që konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit. Jashtë provincës së Hubeit, numri i rasteve të reja në Kinë ranë në 5, duke u ulur për të pestën ditë radhazi dhe shënuar numrin më të ulët që nga 20 janari.

Shumë rajone në Kinë deklaruan se do të ulin shkallën e emergjencës pas vlerësimeve se rreziku është zvogëluar ndjeshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se epidemia në Kinë arriti kulmin mes 23 janarit dhe 2 shkurtit dhe që atëherë rastet kanë rënë ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?