Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut: 1 viktimë dhe 15 raste të reja, shërohen 45 pacientë

Në Maqedoninë e Veriut janë kryer 199 teste për Covid-19 në 24 orët e fundit, prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve, 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 7, Tetovë 1, Prilep 4. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 shkon në 1506, prej të cilëve 572 raste janë aktive.

Ndërkohë 45 pacient9 janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 19 pacientë nga Shkupi, 25 nga Kumanova, një nga Prilepi.

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 852.

Po gjatë 24 orëve të fundit një rast tjera me Covid-19 është shënuar edhe një viktimë. Në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë një pacient 66 vjeçar nga Struga, i cili ishte pranuar me 24 prill. Pacienti ka pasur sëmundje shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 82.

SHKARKO APP