Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut: 862 raste të reja dhe 14 viktima

Vijon situata e rëndë me Covid 19 në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 862 raste të reja  dhe 14 viktima. Në total janë kryer 2699 teste.

Flamurin e kuq për numrin e infeksioneve dhe viktimave mban Shkupi me 390 raste të reja dhe 5 viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 29558, numri i pacientëve të rikuperuar është 19994, numri i vdekjeve është 977 dhe numri i rasteve aktive është 8587.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?