Koronavirusi: Numri i pacientëve në kujdesin intensiv në Nju Jork drejt rënies
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio përshëndeti dhe falenderoi sot të gjithë banorët e Nju Jorkut që kanë ushtruar praktikat e distancimit fizik.
Ai njoftoi se për herë të parë numri i pacientëve të shtruar në pavionët e kujdesit intensiv dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale për koronavirusin kanë filluar të bien.
Gjatë konferencës për shtyp në bashki, de Blasio shtoi se po bie gjithashtu edhe niveli i personave që rezultojnë pozitivë gjatë testimeve për koronavirusin.
Ndërkohë, Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha të premten e 22 prillit se hulumtimet tregojnë se llojet e para të koronavirusit që hynë për herë të parë në shtetin e tij, erdhën nga Evropa dhe jo nga Kina, dhe se ndalimet e udhëtimit të miratuara nga Presidenti Donald Trump ishin shumë të vonuara për të ndaluar përhapjen e tij.