Koronavirusi, shkon në 54 bilanci i të vdekurve në Kinë

13 viktima të tjera janë shënuar nga epidemia e pneumonisë virale në Kinë. Personat të cilët humbën jetën në provincën Hubei si pasojë e koronavirusit ‘2019-n-CoV’, kanë çuar në këtë mënyrë bilancin e viktimave në 54, njoftojnë autoritetet lokale.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe 323 shpërthime të reja të virusit. Të dhënat e fundit nga provinca Hubei, qendra kryesore e epidemisë, bëjnë me dije se ka shkuar në 1.610 numrin e përgjithshëm i të infektuarve në të gjithë vendin. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga qeveria qendrore.

Pjesë e vendeve të alarmuara për shkak të koronavirusit – pas disa rasteve të zbuluara në Tajlandë, Vjetnam, Malajzi, Makao, Hong-Kong, Tajvan, Singapor, Japoni, Korenë e Jugut, Nepal, Australi, Francë, ShBA (një në Seattle dhe një në Chicago)- do të jetë edhe Kanadaja, pasi dyshohet për zbulimin e rastit të parë të koronavirusit ‘2019-n-CoV’.

SHKARKO APP