Koronavirusi, shkon në 636 numri i viktimave, mbi 31 mijë të infektuar

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë, ka arritur në 636 numri i viktimave si dhe më shumë se 31.000 njerëz të infektuar. Në Japoni, 61 pasagjerë në një anije lundrimi ndalur në portin e Yokohama janë diagnostikuar me virusin, raporton Associated Press. Njëzet persona me virus tashmë janë larguar nga anija, ku 3.700 pasagjerë po futen ne karantine.

AP raporton gjithashtu se Dr. Li Wenliang, 34 vjeç, i cili u “shënjestrua” nga policia në Kinë për “përhapjen e thashethemeve” kur u përpoq të paralajmeronte rreth virusit ka vdekur nga sëmundja. Wenliang punoi në një spital në provincën Wuhan, zona ku filloi shpërthimi.

”Nëse zyrtarët do të kishin zbuluar informacionet rreth epidemisë më parë, unë mendoj se do të kishte qenë shumë më mirë,” tha Li në një intervistë me New York Times përmes mesazheve me tekst. “Duhet të ketë më shumë transparencë”.

Raportet e ”USA Today” thonë se virusi ka qenë kryesisht në kontinentin kinez, me vetëm mbi 300 raste të raportuara në vende te tjera. Dymbëdhjetë raste janë diagnostikuar në SHBA, dhe ka pasur një vdekje në Hong Kong dhe një në Filipine.

SHKARKO APP