Koronavirusi tremb investitorët, bursa shënon vlera në rënie në SHBA
Bursa e Nju Jorkut u hap sot me vlera në rënie, për shkak të shqetësimit të investitorëve për një ngadalësim ekonomik global afatgjatë me shtimin e lartë të rasteve të koronavirusit jashtë Kinës:
Dow Jones ra me 3,12 % dhe Nasdaq me 4,05 %.
Wall Street e përfundoi javën e kaluar në të kuqe, i ndikuar nga paqartësitë e vazhdueshme rreth epidemisë së pneumonisë virale dhe për shkakt të treguesve zhgënjyes për ekonominë amerikane.
Gjatë javës së kaluar, Dow Jones pësoi humbje me 1,4 % dhe Nasdaq me 1,6 %.