Koronavirusi, Trump: Do të kompensojmë 100% të gjitha linjat ajrore
Presidenti Donald Trump deklaron se do të mbështesë 100% të gjitha kompanitë ajrore gjatë krizës për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Ai tha se “nuk është faji i tyre. Askush nuk ka faj përveç nëse shkoni në burimin origjinal,” edhe një herë duke u përpjekur të fajësojë për pandeminë e koronavirusit Kinën, shkruan CNN, raporton Ora News.
Kur u pyet nëse do të kishte kredi për linjat ajrore, Trump nuk e specifikoi nëse do të kishte kredi apo një plan shpëtimi për industrinë e linjave ajrore.