Koronavirusi/ Vdes gruaja nga Dibra, shkon në tre numri i viktimave në Maqedoni
Shkon në tre numri i të vdekurve si pasojë e Koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i shëndetësisë Filipçe.
Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Dibra, e cila ka qenë prej të parave të shtruara në Qëndrën Klinike të Shkupit.
Pacientja e ndjerë prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej në respirator, ndërsa në spital gjendet edhe bashkëshorti i saj.
Ata dolën pozitiv më 6 mars, pasi më 27 shkurt ishin kthyer nga Italia.
Vetëm në 24 orët e fundit, shteti fqinj ka regjistruar 29 raste te prekurish, ndërsa numri total i tyre arrin në 177 persona.