Koronavirusi ”zbraz” studiot televizive në Itali
Alarmi ndaj koronavirusit ka zbrazur edhe studiot televizive italiane.
Kësaj nuk i ka shpëtuar edhe emisioni i njohur ”Live – Non è la D’Urso” të Canale 5.
Shumë programe televizive kanë njoftuar se do të transmetohen pa audiencë në sallë.
Këto masa kanë ardhur pasi shumë nga studiot e televizionit janë të vendosura në Milano, që bën pjesë në rajonin e Lombardisë, ku është përshkallëzuar numri i të prekurve nga koronavirusi.
“Për herë të parë në 24 vjet të historisë së programit do të prezantojmë pa audiencë në studio”, deklaruan organizatorët e programit shumë popullor ”Le Iene”.
Edhe stilisti me fame botërore, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të ri me dyer të mbyllura, pa pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme të modës, një vendim i marrë për të mbrojtur publikun kundër infeksionit të koronavirusit.
Të njëjtin vendim mori edhe stilistja tjetër e njohur, Laura Biagiotti.