Koronavirusi zhduket në këtë shtet, ja cila ishte masa vendimtare
Zelanda e Re ka arritur ta ndalojë transmetimin në komunitet të Covid-19, duke eliminuar në mënyrë efektive virusin. Me raste të reja në shifra njëshe për disa ditë, dhe vetëm një infektim të raportuar të djelën, kryeministrja Jacinda Ardern deklaroi se virusi, aktualisht, është “eliminuar” .
Zyrtarët vendas megjithatë thonë se nuk është momenti për t`u vetëkënaqur pasi kjo nuk do të thotë përfundim i plotë i rasteve të reja të koronavirusit. Nga e marta në vend disa aktivitete jothelbësore të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor do të jenë në gjendje të hapen sërish.
Sidoqoftë, distancimi social dhe izolimi disi më i zbutur për shumicën, do të vazhdojë. “Ne po hapim ekonominë, por ne nuk po hapim jetën shoqërore të njerëzve,” tha Ardern në konferencën e përditshme për shtyp. Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.500 raste të konfirmuara ose të mundshme të koronavirusit dhe 19 vdekje.
Kreu i Shëndetësisë atje, Ashley Bloomfield tha se numri i ulët i rasteve të reja ditëve të fundit “na jep besim se ne kemi arritur qëllimin tonë të eliminimit”. Ai paralajmëroi se “eleminimi” nuk do të thotë se nuk do të ketë raste të tjera, “por do të thotë se e dimë nga vijnë ato”.
Arden sqaroi se nuk ka më përhapje masive të sëmundjes, duke shtuar: “Ne e fituam atë betejë. Por duhet të mbetimi vigjilentë”. Por si arriti Zelanda e Re ta frenonte epideminë? Përveç masave të rrepta të izolimit, vendi i mbylli shumë herët kufijtë e tij dhe aktivitetet.
Që në fillim të sëmundjes, kush hynte atje do t`i nënshtrohej karantinës së detyruar, ndërsa zhvilloi një operacion tejet të gjerë testimi dhe gjurmimi të virusit. Arden e bëri të qartë se pa këtë lloj sjelljeje, Zelanda e Re mumnd te arrinte të kishte ndoshta edhe më shumë se 1000 raste infektimesh në ditë.