Korrupsioni, Izraeli dënon me tetë muaj burg ish-kryeministrin
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert u dënua sot nga një gjykatë e Jerusalemit me tetë muaj burg për korrupsion të rëndë, theksoi media izraelite.
Avokatët e Olmertit, kryeministër në vitet 2006-2009, njoftuan menjëherë se do ta apelonin vendimin, gjë që ndërpret aplikimin e dënimit.
Olmert, 69 vjeç, është tashmë nën një dënim prej gjashtë vjet burg për një çështje tjetër korrupsioni, aktualisht po shqyrtohet në apel në Gjykatën e Lartë.
Olmert u shpall fajtor më 30 mars për marrjen dhe fshehjen e dhjetëra mijëra dollarëve nga biznesmeni amerikan, Morris Talansky.