Korrupsioni në qeveri, ministri Szijjarto i kërkon BE-së të ndalojë financimin
Bashkimi Evropian duhet të ndalojë dërgimin e parave të qytetarëve evropianë në Ukrainë pas skandalit të fundit të korrupsionit, tha sot në Facebook ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
“Brukseli ka financuar operacionet e shtetit ukrainas me paratë e popullit evropian për shumë vite. Ndërkohë, korrupsioni po lulëzon në Ukrainë, kështu që nuk është çudi që askush nuk ka parë ende një raport të saktë se si janë shpenzuar fondet e marra nga BE-ja… Dhe çfarë dëshiron Brukseli? Të dërgojë edhe më shumë para në Ukrainë, te presidenti Zelensky, në rrethin e ngushtë të të cilit u zbulua së fundmi një rrjet i madh korrupsioni”, tha Szijjarto.
“Është koha për të ndaluar këtë çmenduri, duhet të ndalojmë së dërguari paratë e qytetarëve evropianë në Ukrainë!”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se për sa kohë që partia “Fidesz” mbetet në pushtet, populli hungarez mund të jetë i sigurt: paratë e popullit hungarez nuk do të shkojnë në Ukrainë”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

