Korrupsioni, pas Nastases Rumania hetim edhe Viktor Pontës
Prokurorët hapën një hetim kriminal kundër kryeministrit rumun, Victor Ponta, njoftoi sot Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion (DNA).
”Sipas parashikimeve ligjore dhe kushtetuese, DNA-ja hapi procedurat e njoftimit të Dhomës së Deputetëve”, tha ajo.
Deklarata e DNA-së nënkupton se akuza kundër Pontas është në konflikt interesi me postin e kryeministrit.
Dhoma e Ulët e parlamentit rumun duhet të miratojë hetimin kriminal, ku Ponta është edhe deputet.
Ponta akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash në një rast korruptiv ku janë përfshirë kompanitë ”Turceni” dhe ”Rovinari”, ku Ponta ka qenë avokat.