Kosova dhe Shqipëria, ndër aplikuesit kryesorë për ribashkim familjar në Gjermani këtë vit

Procesi i bashkimit familjar në Gjermani ka njohur rritje sfidash vitet e fundit, por sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit.

Megjithë shtrëngimin e ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit CDU/CSU dhe Socialdemokratëve në Berlin, gjatë vitit 2025 janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Konkretisht, deri në fund të nëntorit, Ministria e Jashtme raportoi se 101.756 viza u dhanë për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Ndër to, numri më i madh i vizave u dha për qytetarët turq (14.907) dhe sirianë (13.148), të ndjekur nga indianët (9.286), kosovarët (7.143) dhe shqiptarët (4.426).

Ligji gjerman për bashkimin familjar lejon kryesisht ribashkimin e familjes bazë, që përfshin bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. Megjithatë, ekzistojnë përjashtime për raste të vështira, ndërsa nga reforma e marsit 2024 u hap mundësia që edhe prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar të ribashkohen me familjet, nëse mund të sigurojnë jetesën në mënyrë të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në korrik 2025, qeveria gjermane vendosi pezullimin për dy vjet të bashkimit familjar për personat me status mbrojtjeje të kufizuar, duke i dalluar ata nga refugjatët me mbrojtje të plotë. Vetëm në “raste të vështira” atyre u lejohet ende të ribashkohen me bashkëshortët, fëmijët e mitur ose, për të miturit e pashoqëruar, edhe me prindërit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto masa synojnë të balancojnë nevojën për integrim dhe mbrojtje sociale, duke ruajtur një kontroll më të madh mbi imigracionin, ndërkohë që qytetarët nga Ballkani vazhdojnë të jenë ndër aplikuesit më aktivë për bashkim familjar në Gjermani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?