Kosova shpall ditë zie për 45 viktimat e aksidentit tragjik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.
Në njoftimin për media të Presidencës së Kosovës thuhet se presidentja Osmani “ka marrë vendim që të mërkurën, më 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”.
Më herët gjatë ditës presidentja Osmani kishte thënë se “Kosova vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër vëllezërve e motrave tona si dhe miqve tanë në këto momente të vështira për ta”.