Kosovarët nga sot, lëvizin të lirë në Serbi

Ja erdhi dhe dita që kosovarët të lëvizin me dokumentat e tyre në Serbi.

Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedimet Kosovë-­Serbi në fushën e sigurimeve, Rrahim Pacolli ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Memorandumi i Mirëkuptimit për njohjen e policave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të filllojë së zbatuari sonte në ora 00:00.

“Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU)për njohjen reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet dy shteteve, Kosovë­-Serbi do të fillojë të zbatohet nga data 12 Gusht me fillim në ora 00:00. Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë pasi që të pajisen nga kompanitë e sigurimeve me policën TPL +. Poashtu, qytetarët e Serbisë mund të hyjnë në territorin e Kosovës me policën e sigurimit kufitar të cilën posedojnë. Kjo u lehtëson bashkëkombasve tanë të Luginës së Preshevës ardhjen në Kosovë”, ka shkruar Pacolli. 

 

SHKARKO APP