Kremlini: Assad, i gatshëm për armëpushim në Siri
Presidenti sirian, Bashar al Assad, garantoi homologun e tij rus, Vladimir Putin se është i gatshëm të respektojë projekt-marrëveshjen amerikano-ruse të një armëpushimi mes regjimit dhe opozitës siriane, njoftoi sot Kremlini.
“Bashar al Assad konfirmoi se qeveria siriane është e gatshme të kontribuojë në aplikimin e armëpushimit”, theksoi Moska zyrtare në një komunikatë të publikuar pas një bisede telefonike mes Assadit dhe Putinit.
“Presidenti sirian gjykoi se ky armëpushim, që pritet të fillojë në orën 22:00, është një hap i rendësishëm drejt një rregullimi politik të konfliktit”, thuhet gjithashtu në këtë komunikatë.
Dy krerët theksuan gjithashtu rëndësinë e një lufte pa kompromis kundër Shtetit Islamik, Frontit al Nosra dhe grupeve të tjera terroriste të konsideruara si të tilla nga OKB-ja.
KOHA JONË SONDAZH

