FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kremlini mohon Erdoganin: Asgjë marrëveshje për zgjatje të grurit

Kremlini ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit turk Erdogan në lidhje me zgjatjen e mundshme të marrëveshjes së grurit.

Në një reagim për Interfax, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov tha se Rusia nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për një zgjatje të mundshme të marrëveshjes së grurit. “Ne nuk kemi lëshuar asnjë deklaratë për këtë pikë,” tha Peskov.

Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se Vladimir Putin ra dakord për të zgjatur marrëveshjen dhe që korridori në Detin e Zi për eksportimin e grurit nga Ukraina, të mbetet i hapur. Ai u shpreh shpresëplotë që marrëveshja, që skadon më 17 korrik, të zgjatet sërish. Erdogan njoftoi gjithashtu se Putini do të vizitojë Turqinë gjatë muajit gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?