Kremlini mohon reklamat në “Facebook” gjatë fushatës presidenciale në SHBA

Kremlini ka mohuar implikimin e Rusisë në reklama në rrjetin social Facebook, që ishin postuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuar, në vitin 2016.

“Ne nuk dijmë se kush i vendos reklamat në Facebook the pse”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

“Kurrë skemi bërë një gjë të tillë dhe Rusia nuk ka të bëjë asgjë me këto reklama”, tha Peskov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur raportimet lidhur me reklamat ruse “shaka”, ku ka shkruar në Twitter se “ Shakatë e Rusisë vazhdojnë, tani me reklama në Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët e rrejtit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?