Kreu i OKB: Siria rrezikohet nga kasaphana

Teksa tensionet në Sirinë e rrënuar nga lufta 9-vjeçare pritet të rriten sërish pas përfshirjes së pritshme të ushtrisë turke në betejë me trupat e regjimit të Asadit në Idlib, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëron se Siria rrezikohet nga “një kasaphanë”.

“Veç situatës dramatike humanitare që është në përkeqësim, ne përballemi tani edhe me rrezikun e konfrontimit më serioz deri më sot, me pasoja të paparashikueshme gjithnjë e në rritje”, tha ai. Guterres kërkoi nga Turqia të shmangë ndërhyrjen ushtarake në Siri. Edhe Rusisë i kërkoi të mos e ndihmojë regjimin e Asadit në betejat për të rifituar kontrollin e gjithë vendit.

Ai u bëri thirrje palëve t’i rikthehen dialogut për një zgjidhje paqësore përfundimtare për krizën siriane. Megjithatë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është i vendosur për të nisur ofensivën në Idlib, kundër forcave qeveritare siriane, siç e pohoi vetë para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë të premtes, dhjetëra tanke të ushtrisë turke u vendosën në kufirin me Sirinë, gati për të ndërhyrë në rajonin verior të Idlibit, nga ku ofensiva e trupave të Asadit kundër rebelëve pro-turq ka detyruar dhjetëra mijëra banorë të dynden drejt Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?