Kriza, Ali Ahmeti mbledh sot kryesinë e BDI-së
Një ditë pas përfundimit të operacionit në Kumanovë, BDI e Ali Ahmetit e cila është në koalicion me qeverinë e Gruevskit, sot ka vendosur të mbledhë kryesinë për të diskutuar mbi situatën në Kumanovë.
Alsat shkruan se kryesia do të mbajë mbledhjen në ora 14:00, për të shqyrtuar të gjitha aspektet e konfliktit që ndodhën në fundjavën që lamë pas.
Do të diskutohen çështjet e sigurisë së shtetit dhe hapat që duhet ndërmerren pas konfrontimit.