Kriza, anulohet takimi i liderëve të Maqedonisë në Vjenë
Duket se është anuluar takimi i parashikuar në Vjenë mes liderëve të 4 partive më të mëdha të Maqedonisë.
Lajmi bëhet me dije nga Televizioni Alsat-M, i cili pohon se jozyrtarisht ka mësuar që nuk do të zhvillohet takimi që duhej të mbahej në fakt nesër në shtëpinë e BE-së në Vjenë.
Aty përveç eurodeputetëve Vajgëll, Kukan dhe Hoj të pranishëm do të ishin edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe Avio Orav, si dhe komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn.
Që të gjithë të bashkuar në bisedime mbi shqyrtimin e mundësive për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.
KOHA JONË SONDAZH

