Kriza e Covid në Indi: Mutacionet, politika dhe vaksinat

The Guardian

India ka regjistruar më shumë se 1 milion raste në tre ditë. Sipas epidemiologëve dhe ekspertëve janë disa faktorë  që kanë ndikuar  në rritjen e rasteve gjatë muajve të fundit dukë bërë që India të pësojë një nga shpërthimet më të mëdha në botë.

Mutacionet

Një arsye janë mutacionet. Vendi ka identifikuar shumë variante të reja të Covid. I ashtuquajturi “mutacion i dyfishtë” ose varianti B1617 është varianti më i përhapur.  Varianti britanik është përhapur kudo në Indi duke çuar në rritjen e rasteve.

“Ne mund të themi se këto variante janë të gjitha më infektive bazuar në përhapjen e tyre,”  tha për The Guardian javën e kaluar Dr Shahid Jameel, një virolog dhe drejtor i shkollës së biosencave Trivedi në Universitetin Ashoka.

Dështimet politike

Përhapja e varianteve të reja nuk është një nga arsyet e vetme të përkeqësimit të situatës në Indi. Vendi lehtësoi masat e distancimit shoqëror dhe karantinës deri në mars – një vendim që tani shihet një dështim politik.

Numrat zyrtarë të rasteve në Indi filluan të pësojnë rënie  nga shtatori.  Kjo  mund të ishte një mundësi për të lehtësuar sistemin e kujdesit shëndetësor dhe fushatën e vaksinimit përpara një vale të dytë më të madhe, të cilët shkencëtarët thanë se ishte e pashmangshme.

Në vend të kësaj, kryeministri indian, Narendra Modi, nuk hoqi dorë nga tubimet elektorale. Partia e tij Bharatiya Janata deklaroi se India kishte mundur Covid-19 në një fjalim të tij në shkurt. Tubimet, gjatë peligrinazhit në brigjet e lumit Ganges për disa javë ishte gjithashtu një faktor në rritjen e rasteve.

Për shumë indianë, të cilët jetojnë  në lagje të varfra ose që  të detyruar të punojnë për të mbijetuar, distancimi shoqëror është i pamundur. Megjithatë të tjerët, veçanërisht njerëzit e klasës së mesme në qytete më të mëdha, ishin në gjendje të merrnin masat paraprake Covid-19 vitin e kaluar që ndihmuan në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Duke marrë shkas nga udhëheqësit e tyre, shumë indianë hoqën dorë nga këto masa në shkurt dhe mars, duke rihapur restorantet, sallonet dhe qendrat tregtare. Për disa, ky ka qenë një vendim fatal.

Sistemet e dobëta shëndetësore

India ka shumë spitale dhe profesionistë të shkëlqyer mjekësorë, por sistemi i kujdesit shëndetësor shtetëror është një nga më pak të financuarit në botë. Ka më pak se një mjek për çdo 1000 persona dhe kjo shifër është më e ulët  në zonat rurale dhe shtetet e varfëra.

Nuk ka pajisje të mjaftueshme dhe ilaçe që do të thotë se nuk mund të përballohet fluksi i madh i pacientëve. Shumica e njerëzve në zonat rurale mendohet se vdesin në shtëpi, shkaku i tyre i vdekjes mbetet i paregjistruar.

Vaksina

India është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave. Ajo vazhdon të prodhojë më shumë se 80 milion doza në muaj. Por vendi po përballet me mungesa, edhe pse marrja e vaksinave mes indianëve ka qenë më e ngadaltë se sa pritej, me rreth nëntë në 100 persona që kanë marrë të paktën një dozë deri më tani.

Që nga e Shtuna, rreth 1 miliardë doza janë administruar në të gjithë botën. Nëse secili prej tyre do të ishte përdorur në Indi, do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar 500 milion indianë./abcnews.al

SHKARKO APP