Kriza e emigrantëve, Austria pezullon përkohësisht Shengenin
Shteti i Austrisë ka vendosur të pezullojë përkohësisht lëvizjen e lirë Shengen. Lajmi është bërë i ditur nga kancelari austriak Verner Faymann në një intervistë me gazetën OESTERREICH.
Shkak për pezullimin e lëvizjes së lirë është bërë kriza dhe fluksi i lartë i emigrantëve.
“Njësoj siç bën Gjermania, kemi vendosur që të shtojmë kontrollet në kufinjtë dhe të bëjmë riatdhesime”, tha kancelari austriak duke theksuar se çdokush që mbërrin në Austri do të kontrollohet.
“Kush nuk ka të drejtë për të përfituar azil do të kthehet mbrapsht. Për të kaluar kufirin nevojitet një kartë e vlefshme idenditeti e cila duhet të paraqitet në kërkesën tek autoritetet austriake. Nëse BE nuk e bën, nuk mbron kufinjtë e jashtëm të Shengen, atëherë ekzistenca e marrëveshjes do të bjerë”, shtoi më tej Werner Faymann.
KOHA JONË SONDAZH

