Kriza e kriptovalutave – Rrezikohen minierat e Bitcoin, mund të fillojnë të mbyllen

Zhvlerësimi i monedhave dixhitale ka vënë në rrezik ‘mbijetesën’ e minierave të Bitcoin. JP Morgan Chase&Co tha se disa industri po humbasin para pasi çmimi i Bitcoin po bie ndjeshëm.

“Kjo tregon se çmimet kanë rënë në një pikë ku minierat po bëhen joekonomike për disa”, thuhet në një raport të JP Morgan, të udhëhequr na Nikolaos Panigirtzoglou.

Nëse çmimet pësojnë një rënie të ndjeshme nën koston e minierave (energji dhe faktorë të tjerë), ato mund të detyrohen të mbyllen për të shmangur humbjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpenzimet për të minuar një Bitcoin të vetëm duke përdorur platformën Anminer S9 të Bitmain, u vlerësuan 7 000 dollarë në një raport të 16 nëntorit nga Fondacioni ‘Global Advisors.’ Monedha më e madhe dixhitale, Bitcoin, është zhvlerësuar tej mase, duke zbritur në 3742 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një mbyllje e mundshme e minierave të Bitcoin mund të jetë një lajm i keq për prodhuesit e çipave, duke përfshirë Taiwan Semiconductor Manufacturing Co dhe Nvidia Corp, të cilët furnizojnë industrinë, së bashku me dizajnerët e minierave si Bitmain Technologies Ltd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?