Kriza e refugjatëve, Austria paralajmëron mbylljen e kufijve

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka paralajmëruar se do të mbyllë kufitë e vendit të tij, nëse Gjermania mbyll kufirin e saj jugor, në përgjigje të krizës së emigrantëve.

Ky kërcënim vjen pas takimit në Bruksel të shumicës së krerëve të vendeve të BE, për të diskutuar mbi politikat e reja të krizës së emigrantëve, shkruan Daily Mail.

Kancelari Sebastian Kurz tha se ai do të ishte gati dhe do të bënte gjithçka të nevojshme për të mbrojtur kufijtë, nëse Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të vazhdojë me planet për të mbrojtur kufirin jugor të vendit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seehofer ka premtuar të mbyllë kufirin jugor të Gjermanisë për emigrantët, nëse kancelarja Angela Merkel nuk gjen zgjidhje për krizën deri në fund të qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo mosmarrëveshje brenda koalicionit gjerman ka shkaktuar shqetësime brenda BE-së që do të ketë një efekt domino të vendeve anëtare që shtrëngojnë kufijtë e tyre.

Austria ka sugjeruar që Shqipëria të mund të përdoret për të trajtuar emigrantë të paligjshëm jashtë BE-së përpara se t’i dërgojë ato “në vendet e tyre të origjinës sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan më tej tabloidi Daily Mail.

Kancelari Kurz konfirmoi se Austria po punon me Danimarkën dhe vendet e tjera për të gjetur një zgjidhje për krizën e migracionit që përfshin anëtarët jashtë BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?