Kriza klimatike, sfidon Trump: Do të kemi më shumë prona me pamje nga deti

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump rikthehet në fushatë. Nga një podium me sloganin “Shpëtoni Amerikën”, Trump injoroi krizën e shkaktuar nga ndryshimet klimatike përballë një audience republikane në Alaskë. Ai theksoi se vendi ka probleme më të mëdha për të adresuar se sa rritja e nivelit të detit.

“Mund të shqetësoheni për ngrohjen bërthamore, por nuk duhet të shqetësoheni për ngrohjen globale. Një ditë më parë, dëgjova dikë që tha se oqeanet do të rriten një të tetën e inçit gjatë 300 viteve të ardhshme. Ne kemi probleme më të mëdha se kaq. Ne do të kemi më shumë prona buzë detit, dhe kjo nuk është gjëja më e keqe në botë”.

Gjatë këtij tubimi, po ashtu Trump sinjalizoi se do të kandidojë për president në zgjedhjet e viti 2024 ndërsa përsëriti akuzën se demokratët i vodhën rizgjedhjen në 2020-ën.

SHKARKO APP