Kriza në Jemen, 68 të vdekur
Të paktën 68 persona raportohet të jenë vrarë në përleshjet e fundit mes trupave qeveritare dhe rebelëve Houthi në very perëndim të Jemenit, pranë kufirit saudit. Mësohet se luftimi ka shpërthyer pranë qytetit të Harad, i cili u pushtua nga forcat qeveritare dy ditë më parë.
Burimet ushtarake thanë 28 trupa u vranë, ndërsa rebelët Houthi thanë se kishin humbur 40 luftëtarë. Përleshjet kanë vazhduar, pavarësisht një armëpushimi dhe bisedimeve për paqje të mbështetura nga OKB në Zvicër, të cilat filluan të martën.
BBC. Përshtati: S.L
KOHA JONË SONDAZH

