Kriza pas paktit me kreditorët, Tsipras ndryshon qeverinë

 

Me anë të një njoftimi për shtyp dhe jo në konferencë shtypi kryeministri, Tsipras ka bërë të ditur riformatimin e kabinetit të tij pas rebelimit të disa ministrave, që votuan kundër paketës së masave që ai ka çuar në Parlament dhe të cilat janë kusht që Greqia të marrë ndihmën financiare prej 86 miliardë euro nga huadhënësit e saj.

Dhjetë ndryshime dhe zëvendësime përmban riformatimi i qeverisë greke qe ka komunikuar me nje deklarate per shtyp kryeministri Aleksis Tsipras.

Ministrat dhe zv/ministrat e rinj që hyjnë në qeveri janë 7. Tsipras ka shkarkuar nga detyra tre ministrat që i dolën kundër gjatë votimit të paketës së masave në Parlament.

Konkretisht : Zëdhënëse re e qeverisë do të jetë Olga Gerovasili, Trifon Aleksiadhis, Ministër Plotësues i Financave; Jorgos Katrougalos shkon në Ministrinë e Punës; Pavlos Haikalis, zv/ministër i Punës; Gianis Amanatidis, zv/Ministër i Jashtëm; Dhimitris Vitsas, zv/Ministër i Mbrojtjes; Kristofor Bernardhakis,  ministër Plotësues në Ministrinë Reformave Administrative; Panos Skourleti, Ministria e Rindërtimit Produktiv, Energjisë dhe Mjedisit; Pavlos Polakis,  Zv/ministër i Brendshëm i Reformës Administrative; Sia Anastasopoulou, ministre plotësuese për Çështjet Europiane.

Me vendim të kryeministrit themelohet edhe Komisioni i Posaçëm për Luftën ndaj Korrupsionit nën Drejtimin e ministrit të Shtetit, Panajotis Nikoloudis. Komisioni përfshin zëvendësministrin e Financave përgjegjës për të ardhurat, Trifon Alexiadis, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Reformave Administrative, Pavlos Polakis ,zv/ministrin e Drejtësisë për çështjet e  transparencës, Dimitris Papangelopulos dhe Zv/ministrin  përgjegjës për Koordinimin e Projektit të Qeverisë, Terrence Kouik.

Ka zëra që thonë se ndryshime janë provizore dhe se pas dy muajsh Tsipras do ta çojë vendin në zgjedhje, ose maksimumi do presë deri pranverën e vitit të ardhshëm për mbajtjen e tyre.

SHKARKO APP