Kriza politike në Bjellorusi/ Kryeministri rus do të vizitojë Minskun të enjten
Kryeministri rus Mikhail Mishustin do të vizitojë Bjellorusinë për bisedime të enjten, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
Kjo vizitë vjen në kohën që presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko po përballet me një krizë të madhe, pas 26 viteve në pushtet, raporton Reuters.
Ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei, i cili ishte në Moskë për bisedime të mërkurën, tha se Rusia do të ndihmonte Bjellorusinë “të mos ketë ndërhyrje nga jashtë”.
Makei tha se mendonte se situata po stabilizohej. Në Bjellorusi prej ditësh ka shpërthyer një revoltë e opozitarëve, që akuzojnë presidentin Aleksandër Lukashenko se ka vjedhur zgjedhjet.
Disa shtete europiane i kanë vendosur sanksione Lukashenkos dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të tij në Minsk.