Krizë bërthamore në SHBA, autoritetet në alarm

Agjencia federale amerikane që ka për detyrë mbikëqyrjen dhe modernizimin e arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara do të dërgojë në pushim të detyruar nga puna pjesën më të madhe të stafit të saj, për shkak të vazhdimit të bllokimit të qeverisë amerikane.

Rreth 1400 punonjës të Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore (NNSA) do të marrin njoftime për pushim të detyruar, ndërsa më pak se 400 punonjës do të mbeten në detyrë për të garantuar sigurinë e arsenalit bërthamor, tha për CNN zëdhënësi i Departamentit të Energjisë, Ben Dietderich. “Që nga krijimi i saj në vitin 2000, NNSA nuk ka pushuar kurrë punonjës federalë gjatë mungesave të financimit”, tha Dietderich. “Këtë herë, nuk kemi më zgjidhje tjetër. E kemi zgjatur financimin sa më shumë që kemi mundur”.

Pushimet do të prekin fillimisht qendrat ku montohen armët bërthamore, si Pantex në Teksas dhe Y-12 në Tenesi. Këto impiante kërkojnë ekipe të mëdha për prodhimin e armëve, ndaj mungesa e stafit do t’i detyrojë ato të hyjnë në një regjim “mbylljeje të sigurt”. Në radhët e stafit të NNSA-së mbizotëron zhgënjim i thellë. “Ka shumë pakënaqësi dhe zhgënjim që Kongresi nuk ka arritur ende një marrëveshje”, tha një prej punonjësve. “Sidomos kur në lojë është siguria kombëtare e vendit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?