Krizë detare në kufirin Greqi- Turqi, Ankaraja lëshon 17 anije për të kërkuar naftë dhe gaz, BILD: Merkel ndali konfliktin

Një konflikt mund të kishte ndodhur në kufirin Greqi- Turqi, saktësisht në ishullin kufitar Kastellorizo.

Shkak për këtë u bë një njoftim se Turqia kishte dislokuar 17 anije lufte afër ujërave greke, dhe pikërisht në jug dhe lindje të ishullit Kastelorizo deri më 2 gusht.

Por kjo ka bërë që ushtria greke të japë alarmin e kuq duke u kundërpërgjigjur me shtim të anijeve të saj në ujërat kufitarë si dhe duke informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Për më tepër prestigjiozja BILD shkruan se një konflikt do të kishte ndodhur pasi tensionet ishin shumë të larta për shkak të provokimit turk, por ishte ndërhyrja e Merkel që pushoi konfliktin. Zbulohet se Merkel ka telefonuar të martën Mitsotakis pasi u informua për këto veprime nga Turqia teksa nuk dihet çfarë ka bërë me palën tjetër.

SHKARKO APP