Kroacia dënon me 9 vite burg ish-kryeministrin e saj
Ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, ku pas gati dy viteve gjykimi, ai është dënuar me nëntë vjet burg.
Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në burgun hetues. Po ashtu, do të konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara.
Përveç parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’i merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

